Skuadra e Besiktasit është bërë me trajner të ri dhe stolin përsipër e ka marrë legjenda, Ole Gunnar Solskjaeri.
Përmes rrjeteve sociale, klubi turk e ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
51-vjeçari ishte i papunë që nga viti 2021, kur u shkarkua nga pozita e trajnerit te Manchester Unitedi.
Solskjaeri më parë ka qenë trajner i dy skuadrave tjera, si: Molde dh Cardiff.
Kujtojmë që Ole Gunnar në skuadrën turke ka edhe dyshen shqiptare, si: Rashica dhe Muçi.