Oliver Varhleyi do të takohet edhe me përfaqësues të partive opozitare

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Ai do të takohet edhe me përfaqësues të partive opozitare në Kosovë, PDK, LDK dhe AAK.

Pos tyre, ai u takua sot me presidenten Vjosa Osmani, më pas do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, kabinetin e ministrave dhe do të vizitojë Mitrovicën e veriut.

Kategoritë
LajmeVendi