Një operacion i madh është zhvilluar sot në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Operation Chain”.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit në kuadër të PK-së ka qenë pjesë e operacionit gjegjës, ndërsa dha goxha rezultat, përcjell lajmi.net.
Siç u bë e ditur përmes një komunikate, fundi i këtij operacioni rezultoi me mbylljen e 17 qendrave të masazhit e 15 lokaleve të “muzikës live”.
Njoftimi:
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz e PK-së, ka qenë pjesë e zbatimit të operacionit ‘OPERATION CHAIN’, të zhvilluar njëkohësisht në 47 shtete të botës.