Operacion brutal në Iran, mullahët vrasin më shumë se 1700 qenë

Regjimi iranian ka vrarë brutalisht më shumë se 1700 qenë në Qarkun Damavand, në lindje të Teheranit.

Zyrtarët komunalë mbyllën më parë rojet në strehën Gandak dhe bllokuan rrugët e hyrjes në vend për të parandaluar vullnetarët që të vinin dhe të mbronin qentë.

Gazetarja dhe aktivistja iraniane Masih Alinejad postoi një video në Twitter në të cilën një vullnetare e përlotur vendos duart mbi një qen të ngordhur dhe thotë:

“Ai ishte qeni më i ndjeshëm dhe më i bindur”.

Qeveria e qytetit sapo kishte shpallur fillimin e një plani dhjetëditor kundër qenve endacakë.

Shumë aktivistë për të drejtat e kafshëve thanë atëherë se të gjithë qentë që ndodheshin në “Strehëzën Gandak” ishin ndoshta të vaksinuar dhe sterilizuar, kështu që nuk kishte asnjë arsye që qeveria t’i vriste qentë.

Në vitin 2019, aktivistët e të drejtave të kafshëve protestuan jashtë Bashkisë së Teheranit pasi u shfaqën raporte dhe video për vrasjen e tmerrshme të qenve endacakë, përfshirë këlyshët.

Në atë kohë, me siguri u ishte injektuar acid, duke i bërë ata të lëngonin në agoni para se të ngordhnin.

Kategoritë
BotaLajme