Operacionet e shpëtimit vazhdojnë në Turqi pas tërmeteve të javës së kaluar

Operacionet e shpëtimit akoma janë në vazhdim, një javë pasi tërmetet e fuqishme goditën Türkiyen jugore, raporton Anadolu.

Një grua në provincën Hatay u shpëtua nga nën rrënoja 175 orë pas tërmeteve. Naime Umay u shpëtua nga zjarrfikësit e dërguar në rajon nga bashkia e Istanbulit, pas çka u dërgua në spitalin më të afërt.

Një grua tjetër gjithashtu u shpëtua nga ekipet e kërkim-shpëtimit 176 orë pas tërmeteve.

Një burrë i quajtur Bünyamin İdacı po ashtu u shpëtua nga nën rrënoja 177 orë pas tërmeteve në provincën Adiyaman.

26-vjeçarja Derya Akdoğan u shpëtua po ashtu 178 orë pas tërmeteve.

Një grua tjetër u shpëtua nga nën rrënoja 180 orë pas tërmeteve. 39-vjeçarja Hatice Akan iu përcoll ekipeve mjekësore.

Djali 12-vjeçar Kaan po ashtu u shpëtua në Hatay 182 orë pas tërmeteve të goditura.

Së fundmi, Autoriteteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Türkiyes (AFAD) njoftoi se të paktën 31.643 persona humbën jetën nga dy tërmetet e fuqishme me qendër në provincën Kahramanmaraş.

Nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 me qendër në Kahramanmaraş janë prekur mbi 13 milionë njerëz në dhjetë provinca, përfshirë Hatay, Gaziantep, Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, ndjenë dy lëkundjet e forta që goditën Türkiyen në më pak se 10 orë.

Kategoritë
BotaLajme