Operacioni ushtarak rus në Ukrainë godet tregjet, rriten çmimet e naftës dhe arit

Vendimi i Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, për një operacion special ushtarak në Pellgun e Donjeckut (Donbas), rajon historik, kulturor dhe ekonomik në juglindje të Ukrainës, ndikoi menjëherë tregjet botërore.

Çmimi i një fuçie naftë “Brent” pësoi një rritje mbi 3% duke arritur në 100 dollarë për herë të parë që nga viti 2014.

Operacioni ushtarak i shpallur nga Vladimir Putini gjithashtu shtoi shqetësimet rreth ndërprerjes së furnizimit me energji në rajon.

Nga ana tjetër, tensionet Rusi-Ukrainë mbështetën edhe rritjen e çmimit të arit. Çmimi i floririt, i cili konsiderohet një “port i sigurt” nga investitorët, u rrit me gati 2% duke arritur në 1.944 dollarë për ons.

Kategoritë
EkonomiLajme