Operatori i rrjetit elektrik: Franca rrezikon ndërprerje të energjisë elektrike gjatë dimrit

Në raportin e publikuar nga RTE thuhet se Franca mund të përballet me sforcim të rrjetit për shkak të krizës së vazhdueshme energjetike, kushteve të motit dhe datës së nisjes së termocentraleve bërthamore

Rrjeti francez i energjisë elektrike (RTE) ka paralajmëruar për ndërprerje të energjisë elektrike gjatë dimrit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar nga RTE thuhet se Franca mund të përballet me sforcim të rrjetit për shkak të krizës së vazhdueshme energjetike, kushteve të motit dhe datës së nisjes së termocentraleve bërthamore.

Operatori i rrjetit elektrik theksoi se mungesat e energjisë elektrike nuk do të zgjasin më shumë se dy orë dhe se këto mungesa nuk do të ndodhin në fundjavë.

Sipas RTE-së, ndërprerjet do të ndihmojnë në uljen e konsumit nga 1 deri në 5 për qind.

Institucionet që mbështeten plotësisht në një burim energjie, përfshirë spitalet, do të përjashtohen nga shkurtimet.

RTE tha se konsumatorët mund të gjejnë më shumë informacione lidhur me shkurtimet në faqen e internetit ‘EcoËatt’ dhe në aplikacionin celular.

Kategoritë
BotaLajme