Portieri i Lirisë, Drilon Hodaj, është operuar ditën e sotme.
Ai para disa ditëve gjatë stërvitjes ka pësuar një lëndim të parakrahut duke pësuar një Fraktur.
Kapiteni i Lirisë, ka njoftuar se operacioni është kryer me sukses dhe ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë këtyre ditëve të vështira.
”Elhamdulilah, me ndihmën e Zotit e kalova me sukses edhe këtë sfidë. Faleminderit të gjithë familjarëve dhe miqve për mesazhet e ngrohta dhe mbështetjen në këtë periudhë të vështirë për mua.
Faleminderit Dr. Agron Mahmuti për kujdesin dhe punën e tij të shkëlqyer gjatë operacionit.E vlerësoj shumë dashurinë dhe kujdesin tuaj.Shihemi ne sfidat e radhës!”, ka shkruar Hodaj.