Opozita proteston përballë kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë, Rama inauguron Bypass-in e Vlorës

Në një kohë kur përballë kryeministrisë opozita është duke mbajtur protestën e saj me synim rrëzimin e qeverisë, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ndodhen në Vlorë ku u inaugurua Bypass-i.

Gjatë inspektimit të punimeve, kreu i qeverisë bëri të ditur po ashtu se disa hapësira përgjatë rrugës do të mbillen me pemë në mënyrë që të jenë në shërbim të qytetarëve. Sipas asaj që shprehet Rama, segmenti është kyç për turizmin bregdetar dhe ofron edhe një panoramë fantastike të gjirit të Vlorës.

Nga ana tjetër, rivali i tij politik Sali Berisha u zotua përballë mbështetësve të tij në protestë, se “Ramës do t’i pritet bileta,” pasi “ka vjedhur votat, paranë publike dhe fjalën e lirë. Nga sot, tha Berisha, ai dhe kryeministri janë armiq.

Kategoritë
LajmeRajoni