Orban: Bota turke dhe shtetet turke do të luajnë rol kyç në formimin e dialogut mes blloqeve globale

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se “Bota turke dhe shtetet turke do të luajnë një rol kyç” në formimin e dialogut mes blloqeve globale

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se “Bota turke dhe shtetet turke do të luajnë një rol kyç” në formimin e dialogut mes blloqeve globale, raporton Anadolu.

Orban mbajti një fjalim në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Shteteve Turke që zhvillohet në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Duke shprehur ngushëllimet e tij për shkak të tërmeteve që ndodhën më 6 shkurt me qendër në Kahramanmaraş, Orban tha se vendi i tij dha mbështetje për Türkiye-n me ekipet e tij të kërkim-shpëtimit.

Ai vuri në dukje se Hungaria vazhdon ndihmat për Türkiye-n dhe se në kuadër të kësaj kanë planifikuar të dërgojnë mbi 100 tonë produkte mjekësore. “Türkiye është zhvilluar në mënyrë serioze vitet e fundit dhe jam vet dëshmitar”, tha Orban.

“Për herë të parë në Türkiye kam ardhur si kryeministër në vitin 2000 dhe një kohë të gjatë prej më se 10 vitesh punoj me presidentin (Recep Tayyip) Erdoğan. Gjatë 23 viteve të fundit kam parë zhvillimin dhe këtë përparim të mrekullueshëm në Türkiye. E kam parë me sytë e mi këtë përparim të mrekullueshëm që është realizuar nën udhëheqjen e presidentit Erdoğan. Jam i sigurt se kjo do të vazhdojë edhe në procesin e ardhshëm. I nderuar president ju siguroj se do të jemi krenar që të ofrojmë mbështetje në procesin e rindërtimit, gjatë procesit të ardhshëm”, tha ai.

Orban theksoi se miqësia turko-hungareze buron shumë më herët dhe në vijim shpjegoi se në Hungari u festua 175-vjetori i Luftërave të Lirisë 1848-1849 dhe se në atë periudhë shteti Osman u hapi dyert hungarezëve të cilët luftonin për liri kundër Austrisë dhe Rusisë.

Ai shtoi se lufta Rusi-Ukrainë ka prekur në mënyrë serioze Evropën dhe se vendi i tij është fqinj i Ukrainës. Orban tha se në Ukrainë jeton pakicë hungareze dhe se në luftën Rusi-Ukrainë kanë humbur jetën edhe hungarezë.

Duke nënvizuar se në luftën Rusi-Ukrainë duhet të vendoset armëpushimi dhe të shpallet paqe sa më parë, Orban tha se për shkak të luftës Evropa është ristrukturuar dhe se kjo do të ketë ndikim edhe mbi botën turke.

“I jam falënderues presidentit Erdoğan. Është personi i vetëm i cili në mënyrë të suksesshme ka filluar negociatat mes dy palëve të kësaj lufte. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë në paqe. Dua të theksoj se e falënderoj të nderuarin Erdoğan për kontributin që ka dhënë për paqen”, deklaroi Orban.

Kryeministri hungarez tha se edhe anëtarët e Organizatës së Shteteve Turke mbështesin sigurimin e paqes në luftën Rusi-Ukrainë. “Dua të falënderoj edhe anëtarët e Organizatës së Shteteve Turke për kontributin që kanë dhënë në qëndrimet e tyre të fuqishme për paqe. Madje, edhe kur shohim shumicën globale këtu, shumica e vendeve duan paqe”, tha ai.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se në vend të formimit të blloqeve në nivel global, janë pro që të formohen lidhje mes të gjitha vendeve, Orban në fjalën e tij tha se “Bota turke, shtetet turke do të luajnë një rol kyç” (në formimin e dialogut mes blloqeve globale).

Kategoritë
BotaLajme