Orban: Njeriu është ose burrë ose grua, mos përgatitni Paradën e Krenarisë këtë vit

Kryeministri hungarez Viktor Orban, në fjalimin e tij mbi gjendjen e kombit, deklaroi se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian përderisa kjo bie ndesh me interesat e Hungarisë, por foli edhe për Paradën e Krenarisë që pritet të mbahet këtë vit në vend.

Ai sugjeroi se qeveria e tij populiste e djathtë do të ndërmarrë hapa për të ndaluar Paradën vjetore të Krenarisë në Budapest këtë verë.

“Propozoj që këtu të ndërmarrim kundërsulm. Këshilloj organizatorët e Paradës së Krenarisë të mos lodhen duke u përgatitur… Kjo është humbje kohe dhe parash,” tha ai.

Orban kritikoi gjithashtu Bashkimin Evropian, duke thënë se e vetmja gjë që ata kërkojnë është “një qeveri e bindur hungareze” dhe shtoi se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të shkatërronte bujqësinë dhe ekonominë hungareze.

“Hungaria do të vendosë nëse Ukraina mund të realizojë shpresat e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian në të ardhmen,” theksoi Orban.

Ai shtoi se për këtë vendim “do të vendosin hungarezët”.

“Kundër vullnetit të Hungarisë dhe hungarezëve, Ukraina kurrë nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian,” përfundoi ai.

Kategoritë
BotaLajme