Boksierja italiane Angela Carini, do të marr paratë që do t’i fitonte në rast se do të shpallej kampione olimpike, përkundër faktit se dorëzoi luftën ndaj algjerianes Imane Khelif pas vetëm 46 sekondash, ka njoftuar Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA).
Carini e dorëzoi luftën e saj ndaj Khelif, atletja që ishte në qendër të vëmendjes për shkak të gjinisë së saj.
Italianja ra në tokë duke qarë, ndërsa pas luftës tha se ajo nuk ishte në gjendje që të vazhdonte më për shkak të frikës për sigurinë e saj.
Por IBA ka thënë se Carini do të fitojë 50 mijë euro ndërsa federata e saj do të marr 25 mijë dhe trajneri i saj po ashtu 25 mijë euro
IBA-së iu tërhoq njoja ndërkombëtare nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) vitin e kaluar për shkak se dështoi që të kompletojë reformat në qeveri, financa dhe çështje etnike.
Duke iu referuar reagimit të Carinit pas përfundimit të luftës, presidenti i IBA-së, Umar Kremlev, tha: “Nuk mund t’i shikoja lotët e saj”.
“Nuk jam indiferent ndaj situatave të tilla, dhe mund t’iu sigurojë se do të mbrojmë çdo boksier. Unë nuk e kuptoj pse po përpiqen që ta ‘vrasin’ boksin e femrave”.
“Vetëm atletët e kualifikuar duhet të garojnë në ring për hir të sigurisë”, përfundoi Kremlev.
IBA ka thënë se do t’i shpërblejnë të gjithë ata që kanë fituar medalje të arta me 100 mijë euro, 25 mijë nga të cilat do të shkojnë në arkat e federatave dhe 25 mijë të tjera trajnerit.