Nga Ayhan Demir
Njëri prej institucioneve që e ndihmon Organizatën FETO të fuqizohet në Shqipëri dhe të tregojë veten të fuqishme në arenën ndërkombëtare është dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH).
Organizata mund të publikojë çdo lloj deklarate, sipas dëshirës së saj, mbi këtë institucion, kontrollin e të cilit e ka plotësisht në dorë. Për shembull mbështetën projektin “House of One” në Gjermani, projekt ky i cili mbështetej edhe nga Pensilvania.
Po ç’është “House of One”?..
Në pamje të parë është një projekt që synon të “mbledhë në një vend të vetëm faltoret e tri feve ibrahimite”. Mirëpo në realitet është krejtësisht një projekt përçarjeje…
Thjesht fakti që Islami përfaqësohet nga një shoqatë pjesëtare e organizatës FETO mjafton të tregojë synimin thelbësor të këtij projekti.
Le të vazhdojmë.
Në KMSH, pas tentativës për rrëzimin e shtetit të realizuar në datë 15 korrik 2016, u realizuan zgjedhjet e kryesisë dhe të këshillit të përgjithshëm. Këta zgjedhje, sipas disa klasave, u komentuan duke thënë se Turqia dëshironte të ndryshonte kryetarin e KMSH-së dhe drejtimin e institucionit.
Ah sikur vërtet të ndodhte ashtu. Mirëpo nuk ndodhi.
Ja si ndodhi: Iu doli huq besimi i atyre që mendonin se realisht do të ndryshonte diçka. Pemët ku ato u mbështetën dolën të kalbura, malet që besuan, u rrëmuan.
Pati dhe nga ata që mendonin se dinin gjithçka, që i thanë Ankarasë “e zgjidh unë këtë punë”. Madje e tepruan dhe më shumë e thanë, “Mos u merakosni, u krye kjo punë. Po e zgjidhim nga lart, së afërmi do të ndryshojë çdo gjë.
Ja pra, pësuam disfatë pikërisht për shkak të këtyre burrave, të cilët fshehën seriozitetin e kësaj çështjeje.
Si ndodhi kjo? Ja se si…
Ata që u zotuan me fjalë të mëdha ndaj Turqisë nuk bënë asgjë për të thyer dominimin e organizatës FETO në KMSH. Ata që thanë se “Do e shpëtoj KMSH-në nga ata” as që morën mundimin ti përçojnë autoriteteve shqiptare kërkesat e Turqisë.
Edhe qeveria shqiptare, e cila momentalisht operon në mjaft fusha të përbashkëta me ithtarët e FETO-s, nuk e vunë ujin në zjarr. Kështu zotimet e atyre personave mendje pupël që shpreheshin në nivelet më të lartë në Turqi duke thënë se “ne po e zgjidhim”, iu doli pushka huq.
Në zgjedhjet e realizuara në vitin 2019, si kryetar i KMSH-së u zgjodh Bujar Spahiu, i cili ishte ithtar më i thekur i FETO-s se sa paraardhësi i tij, Skender Bruçaj.
Me pak fjalë: Sado që emrat ndryshuan, dominimi i FETO-s në KMSH nuk ndryshoi.
Ata që na premtuan dhe u zotuan blenë ndërtesat e shkollave të vjetra të FETO-s. E tanimë duan të na i shesin ne.
Mundet. Në tregti ndodh çdo gjë.
Po nëse ky pretendim është me vend? Po nëse kanë themeluar kompani në emrin tanë, e ata që kanë blerë në emrin tanë duan të na i shesin përsëri ne?..
Le të flasim shkoqur.
Ndërtesa e medresesë së KMSH-së, e cila gjendet në qytetin Korçë të Shqipërië, u ble në vlerën 2.7 milion Euro nga Sinan Idrizi.
Me sa thuhet Idrizi këtë ndërtesë kërkon t’ia shesë Fondacionit Maarif. Mirëpo nëse Fondacioni Maarif nuk jep çmimin që dëshiron planifikon t’ia shesë “Imamit të Shqipërisë” së Organizatës FETO, Klodian Allajbeut.
Le të kujtojmë: Sinan Idrizi, i cili është një ndër ortakët e Kompanisë Ajrore Air Albania, është përmendur më herët dhe se ka mashtruar ish-Kryetarin e Galatasaray Adnan Polat. Idrizi është konsideruar si i pafajshëm në këtë çështje gjyqësore.
Le të cekim temën e Xhamisë së Namazgjasë…
Gurthemeli kësaj xhamie u hodh në një ceremoni të organizuar në datë 13 maj 2015 dhe në të cilën morën pjesë dhe Presidenti i Turqisë Erdoğan e presidenti i asokohe i Shqipërisë Bujar Nishani.
Ndërtimi i xhamisë ka vite që ka marrë fund. Mirëpo ja që “çështja proceduriale” nuk u zgjodh kurrsesi.
Madje dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk e zgjidh dot këtë punë. Me sa duket çështja e tejkalon dhe atë!
Në kompleksin e kësaj xhamie të ndërtuar mbi gati një tokë prej 10 hektarë, gjendet dhe një sallë konferencash, kursi i Kur’anit, salla e ekspozitave, biblioteka, disa zyra, qendër kulturore dhe “Muzeu i Bashkëjetesës së Kulturave të Ndryshme”.
U munduam shumë që Xhamia e Namazgjasë, e ndërtuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë, të mos përfundojë në duart e FETO-s. Mirëpo nëse kjo punë vijon kështu, kjo xhami dhe kompleksi i tij fitimprurës, do iu dorëzohet terroristëve me kravatë, të cilët shtinë me armë zjarri ndaj popullit civil në Turqi. Të ardhurat që do të përfitohen nga këtu do të përdoren kundër Turqisë.
Meqë ra fjala…
Mos të harrojmë dhe Genti Krujën, i cili pranohet si “imami fetar dhe ideologjik i FETO-s në Shqipëri.
Kruja, i cili u emërua në postin e kryetarit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, u përgatit për këtë detyrë që prej viteve të studimeve të larta.
Përfundoi studimet e larta në degën e Gjuhës Angleze në Universitetin Boğaziçi në vitin 1999. Në vitin 2003 përfundoi studimet e nivelit master në Universitetin e Tiranës në degën Sociologji në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Vini re këtë: Në vitin 2007 përfundoi punimin shkencor të masterit me temën “Dialogu dhe toleranca ndërfetare: Përparimi dhe pengesat e hasura” në Degën e Sociologji-Filozofisë pranë Universitetit të Tiranës. Në Fakultetin e Shkencave Sociale të të njëjtit universitet mbrojti tezën e doktoraturës me titull “dialogun ndërmjet qytetërimeve”.
Më pas ushtroi detyrën e drejtuesit në revistën “Drita Islame”, si organ botues i KMSH-së dhe në revistën “Zani i Naltë”, botim i Universitetit Bedër.
Ndërsa ajo ç’ka është e dhimbshme në këtë mes është se thuhet që Genti Kruja është në kontakt me disa pedagogë të Teologjisë në Turqi. E këta persona në përgjithësi janë persona që kanë kontakt me Organizatën FETO dhe që vijojnë të jenë aktiv.
Thuhet se paratë që “rrëmbehen” nga Turqia, iu dorëzohen pjesëtarëve të organizatës në Shqipëri dhe në Europë pikërisht mbi këtë person.
E thënë troç: Organizata Terroriste FETO, e cila përbën një kërcënim shumë të madh për sigurinë kombëtare të të dy shteteve, ka ardhur në një pozitë sa as që do t’ia dijë për fuqinë e Turqisë në Shqipëri.
Madje dhe Spitali i Miqësisë Turqi-Shqipëri i ndërtuar në Fier me mbështetjen e Turqisë dhe njësitë e tërmetit prej 522 apartamentesh, të ndërtuara nga TOKI, nuk e ndryshojnë këtë situatë.
Po cili është kuptimi i kësaj? Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është marrë peng nga Organizata Terroriste FETO. Prandaj dhe fatkeqësisht nuk i merr parasysh aspak ndjeshmëritë e Turqisë.
Në këtë situatë ajo që na takon është ti shohim këta realitete dhe së pari të shpëtojmë nga ata persona që na humbasin kohë dhe na mashtrojnë, e më pas të thurim plane të rinj veprimi në përputhje me kushtet ekzistente. Përktheu në shqip: Frekuenca.net.
Mendimet e cituara në lajmin e mësipërm i përkasin autorit. Frekuenca.net nuk mban asnjë përgjegjësi për brendinë e këtij shkrimi. Teksti origjinal i shkrimit mund të gjendet në linkun e mëposhtëm: https://www.yeniakit.com.tr/yazarlar/ayhan-demir/feto-arnavutluku-ele-geciriyor-37934.html
Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.