Organizata humanitare norvegjeze: Izraeli shënjestron të gjithë libanezët jo vetëm Hezbollahun

Johansen theksoi gjithashtu se nëse ajo që po ndodh në Liban nuk përfundon, bota mund të përballet me një “Gazë të re”

Raymond Johansen, sekretari i përgjithshëm i organizatës humanitare Ndihma Popullore Norvegjeze (NPA), me seli në Norvegji, ka deklaruar se sulmet e Izraelit drejt Libanit “nuk shënjestrojnë vetëm Hezbollahun, por të gjithë popullsinë libaneze”, transmeton Anadolu.

Agjencia norvegjeze e lajmeve NTB publikoi një lajm lidhur me deklaratat nga Johansen për sulmet izraelite në Liban.

Johansen tha se sulmet e Izraelit drejt Libanit “nuk shënjestrojnë vetëm Hezbollahun, por të gjithë popullsinë libaneze”, duke shtuar se “Bota dëshmon një luftë agresioni”.

Ai theksoi gjithashtu se nëse ajo që po ndodh në Liban nuk përfundon, bota mund të përballet me një “Gazë të re”.

Organizata NPA ka punuar për pastrimin e minave dhe eksplozivëve në Libanin jugor që nga viti 2006.

Kategoritë
BotaLajme