– Të paktën 2 persona humbën jetën në sulmin e kryer nga terroristët e PKK/YPG në Munbixh të provincës Halep në veri të Sirisë
MUNBIXH (AA) – Të paktën 2 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën në sulmin e kryer nga terroristët e PKK/YPG me një autobombë në Munbixh të provincës së Halepit në veri të Sirisë, raporton Anadolu.
Një autobombë shpërtheu në qendrën e qarkut Munbixh, i cili u çlirua nga PKK/YPG më 9 dhjetor, në kuadër të operacionit “Agimi i Lirisë” të nisur nga Ushtria Kombëtare Siriane (SNA).
Sipas njoftimeve të para, nga sulmi terrorist 2 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur.
Burimet e SNA-së raportuan se sulmin është kryer nga elementë të PKK/YPG-së.
Për më tepër, elementë të organizatës kanë shtuar sulmet e tyre ndaj forcave të SNA-së rreth Digës Tishrin në juglindje të qarkut që nga 20 dhjetori.
Terroristët, të cilët përdorin gjithashtu armë të rënda si raketat “Grad”, përpiqen të kryejnë sulme të papritura nga tunelet nën Munbixh.