Organizata terroriste PKK/YPG sulmon me raketa rajonin Jarabulus në Siri, plagosen disa persona

Terroristët e PKK/YPG-së që kanë pushtuar zonën Zor Magar në lindje të Lumit Eufrat, shënjestruan rajonin Jarabulus me raketa Grad

Nëntë civilë u plagosën si pasojë e një sulmi me raketa nga organizatat terroriste PKK/YPG ndaj qytezës Jarabulus në veri të Sirisë, që u pastrua nga terrorizmi përmes operacionit “Mburoja Eufratit”, transmeton Anadolu.

Terroristët e PKK/YPG-së që kanë pushtuar zonën Zor Magar në lindje të Lumit Eufrat, shënjestruan rajonin Jarabulus me raketa Grad.

Në sulm u plagosën 9 persona, përfshirë në mesin e tyre edhe fëmijë.

Qendra e qytezës Jarabulus u çlirua nga organizata terroriste DEASH në ditën e parë të operacionit “Mburoja Eufratit”, i cili filloi më 24 gusht 2016.

Organizata terroriste PKK/YPG, nga territoret që ajo ka pushtuar në lindje të Lumit Eufrat kryen shpesh herë sulme ndaj Munbixh dhe Jarabulus.

Kategoritë
BotaLajme