Organizatat rinore në Prizren realizuan koncertin artistik për nder të 17 shkurtit

Grupi jo-formal i organizatave rinore në Prizren sot kanë realizuar koncertin artistik për nder të 17 shkurtit,njofton Gazeta e Re.

Në këtë aktivitet e pranishme ishte edhe drejtoresha DKA-së në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, si dhe shumë qytetar të Prizrenit.

Koncerti ka përmbajtur disa pika artistike ku të rinjtë kanë performuar me këngë,poezi dhe valle po ashtu në fund të koncertit është shfaqur një ekspozitë të realizuar nga artistët e rinj.

Ky koncert u realizua falë bashkëpunimit të 15 organizatave rinore ku sipas tyre aktivitetet e tilla të përbashkëta do të realizojnë edhe në të ardhmen për qëllim të aktivizimit rinor në këtë qytet./Gazeta e Re

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kategoritë
LajmeVendi