Oriku, djaloshi që u përzgjodh në Kosovë nga kampi i Barcelonës

Një nga skuadrat më të mëdha evropiane, Barcelona gjatë muajit tetor ka qënë e pranishme në Prishtinë.

Akademia e njohur e klubit katalanas ”La Masia” kanë qëndruar në Prishtinë, ku ka organizuar një kamp me talentat kosovarë.

Nga më shumë se 300 pjesëmarrës, Barcelona ka zgjedhur tre prej tyre të cilët do të udhëtojnë drejt Spanjës, për tu bërë pjesë e një prej akademive më të mëdha, nga ku ka dal edhe Lionel Messi.

Shtatëvjeçari, Orik Jashari nga qyteti i Shtimjes, është përzgjedhur nga stafi i ekipit katalunas FC Barcelona të marrë pjesë në një trajnim njëjavorësh në stadiumin presigjioz Camp Nou.

Kategoritë
Sport