Ortodoksia në Ballkan ekziston në saje të Osmanëve

Shkruan: Erhan Afyoncu

Kryepeshkopi grek, Ieronimos, foli kundër Islamit dhe muslimanëve. Ja që osmanët kur e çliruan Ballkanin i shpëtuan ortodoksët nga ndërrimi i sektit dhe gjyshërit e grekve të sotëm thirrën turqit duke thënë; “Na shpëtoni nga duart e katolikve”

Në çerekun e fundit të shekullit të 4-të, Ballkani nuk ishte unik për nga aspekti politik. Ballkani ishte i përçarë në formë të shumë principatave feudale. Konkurrenca dhe përplasjet mes tyre për aq sa i penguan të veprojnë së bashku kundër Osmanëve, ata bashkëpunuan me Osmanët kundër njëri tjetrit dhe kjo e lehtësoi çlirimin e këtyre tokave. I ndjeri profesori Halil Inallxhëk tregon në mënyrë të detajuar se si u realizuan çlirimet osmane.

Kryepeshkopi grek Ieronimos

SHPËTOI ORTODOKSIA

Ballkani unitetin e arriti nën Perandorinë serbe të ngritur nga Stefan Dushani (1331-1355). Pas vdekjes së Dushanit në vitin 1355 shteti u copëtua në mënyrë të shpejtë. Halil Inallxhëk thotë se pas dobësimit të Perandorisë Serbe, në Ballkan nis epoka e protektoratit Osman. Dy shtete të mëdha në veri Hungaria kurse në jug Venediku, përfituan nga copëtimi politik dhe në Ballkan i shtynin përpara politikat e tyre të zgjerimit. Këto dy shtete krahas dominimit politik dhe ushtarak, e përfaqësonin edhe Katolicizmin. Andaj edhe sundimi i tyre nuk u përvetësua nga populli Ballkanas. Por si rezultat i presionit të këtyre dy shteteve, Ballkani sikur u dënua me konvertim në katolicizëm. Ballafaqimi i Osmanëve me këto shtete, vendosi digë para një rreziku të tillë dhe e mundësoi ekzistencën e Ortodoksisë në Ballkan. Shtrirjen e Osmanëve në Ballkan e mundësuan edhe kushtet sociale. Pas dobësimit të autoritetit politik të bizantinëve, princërit që gjendeshin nëpër principata, për shkak të nevojave financiare dhe ligjore, me kalimin e kohës u pavarësuan nga qendra. Kjo situatë mbaroi me shtimin e tatimeve mbi fshatarët. Me ardhjen e osmanëve, në vend të principatave lokale, në këtë rajon u sistemua një autoritet qendror dhe absolut dhe e ngriti këtë sistem feudal.

POLITIKA E FITIMIT TË ZEMRAVE

Nuk ka mundësi që çlirimet osmane të kenë qenë vetëm me shpatë. Halil Inallxhëk thotë se përtej shpatës çlirimet osmane u realizuan përmes politikës së fitimit të zemrave dhe se tanimë në botimet shkencore nuk prezanton pretendimi që osmanët në Ballakan u sistemuan përmes shpatës e zjarrit. Fitimi i zemrave nënkupton afrimin e popullatës që s’e pranuan Islamin, përmes premtimeve të ndryshme dhe kjo e zgjeroi hapësirën e sundimit osman. Përmes propagandës që e bënin osmanët tregonin se në kuadër të politikave të Islamit, jo-muslimanëve ju njihej siguria e jetës dhe e mallrave të tyre, u jepej liria e fesë dhe shpëtoheshin nga sistemi i vjetër feudal. Jo-muslimanët që jetonin nën administrimin osman, përkundër faktit se e paguanin tatimin në vend të shërbimit ushtarak, siguria e jetës, të mirave materiale dhe fesë së tyre garantohej nga shteti. Ata që largoheshin nga vërshimet e ushtrisë dhe strehoheshin në kalatë e tyre, pas sistemimit të sundimit osman, ju garantohej siguria shtetërore e rregullt. Për shkak të kësaj shumë vende e njihnin sundimin osman.

IDENTITETET KOMBTARE U RUAJTËN

Osmanët, krahas  popullatës jo-muslimane, duke i ruajtur edhe kishën ortodokse dhe manastiret, i liruan nga tatimet dhe nuk i prekën fondacionet e fesë së tyre. Osmanët përkundër largimit të klasës ushtarake lokale të feudalëve dhe të drejtat e tyre si feudal, ama i futën brenda sistemit të tyre ushtarak. Në këtë mënyrë pranë vetes i afruan fshatarët, qytetarët dhe ushtarët. Andaj pas evitimit të principatave lokale që i rezistonin administratës osmane, në vendet që i çliruan, sundimi u sistemua lehtë.

Osmanët e mundësuan ruajtjen e identitetit fetar dhe kombëtar të të gjitha rajoneve. Qoftë në Ballkan apo në Lindjen e Mesme, pas largimit të osmanëve nuk pati ndryshim të madh në gjuhën e popujve të tyre. Disa shtete, kaluan në nivel më të lartë se që ishin në kohën e para ardhjes së osmanëve. Për shembull në Serbinë e cila ishte ballë për ballë me konverimin në katolike, përveqse vazhdoi ortodoksia, u themelua edhe kisha autoqefale serbe. Andaj serbët që largoheshin nga patrikana greke, shpëtuan nga ndikimi i kulturës Helene dhe ia dolën ta jetësojnë identitetin e tyre kombëtar. Kurse në vendet në të cilat osmanët kanë qëndruar me shekuj të tërë, anglezët dhe francezët qëndruan nga 50-100 vite dhe e imponuan si gjuhën gjithashtu edhe fenë e tyre. Në shumicën e këtyre shteteve të kolonizuara, ende anglishtja dhe frëngjishtja është gjuhë zyrtare. Kurse kaosi dhe përplasjet që u shfaqën në këto shtete pas largimit të sundimit osman, vazhdojnë edhe sot.

GJYSHËRIT E GREKVE LUTESHIN QË TË BASHKOHEN ME ADMINISTRATËN OSMANE

Në shumë vende që i çliruan, osmanët u ballafaquan me ftesën e popullit. Për këtë çështje ka të dhëna lidhur me pjesët e Enciklopedisë islame që kanë të bëjnë me Peloponezin dhe Janjevën të cilat i studioi Jashar Ertash.

Kur Murati i 2-të në vitin 1430 e rethoi Selanikun, erdhën përfaqësuesit e popullit dhe i ftuan osmanët në qytetin e tyre. Çelësat e qytetit i sollën në fshatin Kleidi pranë Selanikut. Kurse grekët që jetonin në Peloponez në kohën e Fatihut dhe serbët që jetonin në rajone të ndryshme, e ftuan padishahun osman që t’i shpëtojë nga despoti i tyre. Peloponezi në të cilin jetonin grekët, gjatë viteve të shkatërrimit të 2-të të Vijenës, u okupua nga Venediku.

Veçse kur katolikët u përpoqën që besimin e tyre t’ia impononin popullatës ortodokse, grekët i përjashtuan Venedikasit. Kur diplomati francez De la Motraje në fillim të shekullit të 18-të shkoi në Penolopez, e pa se grekët luteshin që të rikthehen nën sundimin osman. Grekët thoshin se turqit merrnin më pak tatime nga ata dhe se predikimet e tyre i bënin si dëshironin. Populli tregonte se Venedikasit ua merrnin shtëpitë dhe se ua dhunonin vajzat e tyre. Madje sipas të njëjtit burim, grekët thoshin se priftërinjtë katolik flisnin kundër ortodoksëve, se ju bënin presion ta pranonin katolicizmin. Kurse në anën tjetër derisa ishin nën sundimin e turqve, assesi s’kishte ndodhur diçka e tillë sepse ata ua dhanë të gjitha liritë e mundshme. Venedikasit e kishin ndaluar ngritjen në gradë të popave ortodoks dhe se ata i kishin lënë të vërtiteshin në nivele të ulëta klerit katolik. Grekët që ishin bezdisur nga Venedikasit, përmes ndërmjetësimit të Patrikut grek në Stamboll, kërkuan që padishahu osman t’i shpëtojë ata. Grekët e Penolopezit dhe të disa ishujve të Egjeut, kërkonin që Ahmedi i 3-të t’i shpëtojë ata nga administrimi i Venedikasve. Nëna e Ahmedit të 3-të, Gymnush Emetullah Sulltanja, i përkrahu kërkesat e grekve. Patriku grek gjatë luftës kishte kërcënuar se nëse dikush i përkrah Venedikasit, do të përjahstohet nga kisha. Kryeministri Dëshmori Ali Pasha, kur në vitin 1715 hyri në Penolopez, grekët përveçse nuk rezistuan, ata i ndihmuan njësitet osmane. Ali Pasha në vend se ta bënte kusht ushqimin pa pagesë prej popullatës, sikurse vepronin Venedikasit, i kishte paguar vet të gjitha dhe ndaj grekve të okupuar prej të huajve i ishte sjellur si palë osmane. Pas çlirimit, grekët erdhën dhe e treguan bsnikërinë e tyre ndaj Shtetit osman.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina