Oscar dos Santos Emboaba Junior është emri më i njohur i ‘bumit’ dhe rënies së futbollit kinez dhe i fundit i mbetur nga periudha para shtatë vitesh kur yjet e futbollit evropian zbarkuan në Kinë.
Ish-lojtari i Chelseat, i cili mbërriti në vitin 2017 në Kinë, për të u paguan 60 milionë euro, që vazhdon të jetë nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Superligës së Kinës
Jamie Carragher dhe Antonio Conte e kishin kritikuar në atë kohë largimin e Oscar drejt Kinës.
“Pasioni duhet të jetë mbi paratë”, kishte deklaruar në atë kohë edhe trajneri i tij Antonio Conte.
Por vetë lojtari e kishte arsyetuar largimin e tij drejt Kinës me fuqinë financiare, duke treguar edhe për vuajtjet e varfërisë kur ishte fëmijë.
“Kina ka fuqi të jashtëzakonshme financiare dhe ndonjëherë bën oferta që ne lojtarët nuk mund t’i refuzojmë . Unë vij nga një mjedis social shumë i varfër në Brazil. Nuk kishim asgjë. Ky është fryti i punës sime”, mbrojti vetëm Oscar ku u pyet për largimin e tij.
Oscar zbarkoi në Shanghai SIPG (tani Shanghai Port) si lojtari i dytë më i paguar në botë: ai fitoi 24 milionë në vit.