Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në pritjen e organizuar me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë, në fjalën e saj para të ftuarve, ka folur për rrugëtimin e gjatë të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë
Ajo ka falënderuar NATO-n dhe Perëndimin që i kishin dalë zot Kosovës dhe kishin ndalë gjenocidin serb mbi popullatën e Kosovës.
Osmani ka theksuar se siç kanë qenë aleatët të rëndësishëm kur Kosova përmbushi ëndrrën për liri e shtet, po aq të rëndësishëm janë aleatët edhe sot.
“Po aq sa ishin aleatët të rëndësishëm aleatët kur ne përmbushëm ëndrrën për liri e shtet, po kaq të rëndësishëm janë edhe sot derisa angazhohemi e punojmë për ta mbrojtur lirinë, shtetin e të ardhmen tonë. Në këto kohë sfiduese për Evropën dhe botën, vetëm bashkë mund t’iu dalim në ballë të gjitha sfidave”, ka thënë Osmani.
“Themelet e Kosovës qëndrojnë mbi përkushtimin ndaj parimeve demokratike dhe shtetit të së drejtës. Kemi punuar të ndërtojmë institucione që reflektojnë këto vlera”, ka shtuar tutje Osmani.
Presidentja ka deklaruar se Kosova e meriton vendin e saj në gjirin e botës euro-atlantike.