Osmani e quan produktiv takimin me kryeministrin e Finlandës: Do mbështetet rrugëtimi ynë euroatlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot në Budapest një takim, siç është shprehur ajo “produktiv” me kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Në Budapest, zhvillova një takim produktiv me Kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, si dhe mbështetjen për rrugëtimin euroatlantik të shtetit tonë. Përkushtimi ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit ndërshtetëror në dobi të qytetarëve të të dy shteteve”, ka shkruar Osmani, në një postim në Facebook,

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi