Presidentja Vjosa Osmani ka vlerësuar lart marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Portugali.
Ajo ka thënë se potenciali për thellim të këtyre raporteve, në fusha të ndryshme është i jashtëzakonshëm.“Gjatë qëndrimit në Lisbonë, takova edhe kryeministrin António Costa. Kosova dhe Portugalia kanë ndërtuar raporte të shkëlqyeshme, të bazuara në vlera të përbashkëta, ndërkaq potenciali për thellim të këtyre raporteve, në fusha të ndryshme është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Osmani në Facebook.