Osmani: Lista Serbe përfaqëson interesat e organizatave kriminale

Presidentja Vjosa Osmani në konferencën për media që pati me presidentin slloven, Borut Pahor foli edhe për Listën Serbe, pas reagimit të tyre të fundit se ata Osmanin “nuk e njohin për presidente”.

Osmani tha se Lista Serbe është shndërruar në përfaqësuese të interesave të organizatave kriminale.

“Lista Serbe më së paku është përfaqësuese e interesave të serbëve në Kosovë

Lista Serbe për fat të keq është shndërruar në përfaqësuese të interesave të organizatave kriminale, sic thash janë në listën e zezë të SHBA-së”, tha ajo

Mes tjerash, Osmani ritheksoi se qytetarët serbë nuk frikësohen nga ajo, por sipas saj, ata frikësohen nga udhëheqësit e organizatave kriminale.

“Qytetarët serbë në Kosovë po kërcënohen nga këto struktura kriminale, qytetarët serbë nuk frikësohen nga unë, por frikësohen nga udhëheqësit e organizatave kriminale, të cilët e kanë bllokuar dhe po i mbajnë peng në mënyrë që të krijohen tensione në stilin e Putinit”, tha ajo.

Kategoritë
LajmeVendi