Osmani në Maqedoninë e Veriut kërkon investime në komunat shqiptare dhe garantim të përdorimit të shqipes

Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në Maqedoni të Veriut iu është drejtuar deputetëve të këtij vendi me një fjalë rasti. Nga foltorja e institucionit të rëndësishëm në Shkup, Osmani ka kërkuar më shumë investime në komunat me shumicë shqiptare si dhe përdorim më te gjerë të gjuhës shqipe.

Osmani, në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, u shpreh se shqiptarët mbajnë disa pozita të rëndësishme udhëheqëse por ka hapësirë që të bëhet më shumë.

Osmani shtoi se përkundër sfidave nga e kaluara, sot në Maqedoni të Veriut funksionojnë disa universitete të cilat ofrojnë programe studimi në gjuhë shqipe, e sipas saj, ato garantojnë ruajtjen e identitetit përderisa hidhen themelet e diturisë që më pastaj mundëson integrimin e plotë të shqiptarëve në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.

Osmani tha se ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është element shumë i rëndësishëm në zhvillimin e bashkëjetesës.

Ajo kërkoi edhe më shumë investime ne njësitë e banimit me shqiptarë.

Gjatë fjalës së saj, Osmani tha se raportet mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut janë të forta

Kategoritë
LajmeVendi