Osmani në takim me Escobarin e Lajçakun: Të mos tolerohet mos-ndëshkueshmëria e grupeve kriminale në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për takimin që ka pasur me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se ka shprehur përkushtimin për të vazhduar punën me aleatët – që të mundësohet sundimi i ligjit në Veri.

”Në takimin e sotëm me Escobar dhe MiroslavLajcak, shpreha përkushtimin tonë të plotë për të vazhduar punën me partnerët për të siguruar sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Diskutuam hapat e ardhshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin tone”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Osmani ka folur edhe për grupet kriminale në Veri, duke dënuar sërish dhunën që kanë ushtruar ndaj pjesëtarëve të KFOR’it, policisë e gazetarëve.

”Theksoi se mosndëshkimi për grupet dhe individët kriminalë që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve, KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve nuk duhet toleruar. Nënvizoi se zgjedhjet e reja janë të mundshme në përputhje me ligjin dhe parimet demokratike përfshirë. pjesëmarrjen e të gjithëve”, ka shkruar Osmani.

Escobar dhe Lajçak janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, poqë nuk ka pasur zgjidhje për çështjen e krizës aktuale.

Më pas, dyshja diplomatike amerikano-evropiane, kanë udhëtuar në Beograd ku janë takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kategoritë
LajmeVendi