Osmani nesër në Kosovë, sot si Kryesues i OSBE’ së ka qëndruar në Serbi

Të premten Kosovën do ta vizitojë ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ai do të takohet me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Kështu ka njoftuar zyra për media e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Pas takimit, në ora 10:00 do të ketë një konferencë për media nga Gërvala dhe Osmani.

Gjatë ditës së enjten Bujar Osmani ka qëndruar në Serbi si kryesues i OSBE-së.

Maqedonia e Veriut sipas radhës po e drejton OSBE-në dhe Osmani poz zhvullon vizita në rajon.

Kategoritë
LajmeVendi