Osmani nga Londra uron Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla për kurorëzimin

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla në ditën e kurorëzimit të tyre.

Osmani, e cila është në ceremoni në Londër, tha se marrëdhëniet mes dy popujve shpreson të rriten gjatë mbretërimit të tij.

“Urimet tona të përzemërta Madhërisë së Tyre Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për këtë kurorëzimin historik. Aleanca midis dy vendeve tona dhe lidhjet midis popujve tanë të vazhdojnë të forcohen gjatë mbretërimit të Mbretit”.

Osmani është ftuar në ceremoninë e kurorëzimit, derisa atje kanë shkuar edhe shumë liderë të tjerë botërorë.

Kategoritë
BotaLajmeVendi