Osmani niset për në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, do t’i theksojë këto tri çështje

Presidentja Vjosa Osmani është nisur për në Tiranë, ku nesët do të mbahet samiti ndërmjet liderëve të Bashkimit Europian dhe liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Tiranë, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, ka njoftuar Presidenca

Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Osmani “do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit”, thotë Presidenca.

“Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë ndër të tjera do të diskutojnë për sfidat gjeostrategjike si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, intensifikimin e angazhimit politik, për përforcimin e sigurisë dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja, sfidat e paraqitura nga migrimi si dhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi