Osmani: Partnerët pyesin kur bëhet qeveria, na duhet një që respekton Kushtetutën

Presidentja Vjosa Osmani tha se partnerët po pyesin se a do të zgjidhet qeveria e re deri në maj, kur Komiteti i Ministrave pritet ta shqyrtojë sërish anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

“Kosova ka nevojë të ketë qeveri stabile tani sa është gjithëpërfshirëse është ajo në aspektin partiak i takon partive të vendosin nuk më takon mua si presidente të ndërhyj në atë proces, me rëndësi është të kemi Qeveri të votuar në Parlamentin e Kosovës, Qeveri që e respekton Kushtetutën dhe që mbi të gjitha vendos interesin e republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kjo është më rëndësi”, tha ajo nga Antalia, ku shkoi për Forumin e Diplomacisë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi