Osmani pas takimit me mbretin e Jordanisë: Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Jordanisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Takimit Aqaba në Sofje, zhvilloi një takim bilateral me Mbretin Abdullah II të Jordanisë.

Osmani ka shkruar:

Në kuadër të Takimit Aqaba në Sofje, pata kënaqësinë që në një takim bilateral me Mbretin Abdullah II të Jordanisë të diskutojmë për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Jordanisë, sfidat e sigurisë dhe zhvillimet gjeopolitike.

Do të forcojmë bashkëpunimin tonë në mbrojtje, ekonomi dhe diplomaci, me marrëveshje që do të konkretizohen së shpejti.

Kategoritë
LajmeVendi