Osmani: Pranvera studentore e 81-shit, paralajmërim i hershëm i lirisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se demonstratat e vitit 1981 janë dëshmi e kohës nga përpjekja jonë e hershme dhe këmbëngulëse për lirinë dhe Republikën tonë.

“Pranvera studentore është nisma e kauzës sonë, është paralajmërim i hershëm i lirisë dhe moment kthese në rrjedhën e historisë sonë”, ka shkruar Osmani në 42 vjetorin e demonstratave.

Ajo tha se demonstratat e nisura më 11 mars 1981 u pasuan edhe nga shumë protesta të tjera, por me synimin e njëjtë.

“Kosova u bë Republikë, ngase studentët e asaj kohe dëshmuan se janë forcë lëvizëse e proceseve dhe se e drejta për liri dhe shtet është e patjetërsueshme. Sakrifica dhe guximi i tyre 42-vite më parë, e trasuan rrugën për liri dhe për shtet”.

Osmani kujtoi edhe ata që ranë në këto demonstrata.

“Në këtë përvjetor kujtojmë studentët e rënë dhe të gjithë të tjerët që u bënë bartës dhe realizues të idealeve kombëtare!”.

Kategoritë
LajmeVendi