Osmani: Serbia vallëzon nën melodinë e Putinit, ushtarët polakë na ndihmojnë ta ruajmë kufirin prej sulmeve të mundshme

Presidentja e Kosovës para disa ditësh ka qëndruar për një vizitë në Poloni, ku edhe ka dhënë disa intervista për media të ndryshme polake. Në një intervistë të publikuar nga “Gazetaprawna”, presidentja Osmani ka folur për Serbinë dhe rrezikun që i kanoset rajonit nga shteti serb dhe lidhjet e Aleksander Vuçiqit me Rusinë. shkruan Gazeta Express.

“Kur liderët e Serbisë s’do të glorifikojnë kriminelët, i gjithë rajoni do të lëviz përpara integrimit Euro-Atlantik. Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë nga trashëgimia e Millosheviqit”, ka thënë presidentja Osmani.

Osmani tutje në këtë intervistë ka thënë se Serbia “vallëzon nën melodinë e Putinit”, transmeton Express.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi