Osmani takohet me ambasadorin e SHBA’së: Kosova është angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Jeffrey Hovenier.

Në njoftim e presidencës thuhet se, Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon.

Osmani ka theksuar faktin që Kosova është angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë dhe se retorika luftënxitëse nga Beogradi drejtuar Kosovës nuk i kontribuon paqes në rajon.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi