Osmani takohet me Erdoganin në Budapest

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi kësaj radhe u bë në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Ndërsa përmes një postimi në Facebook, e para e vendit shprehet se takimet me Ergodanin janë gjithmonë të mirëpritura, e Turqia është shtet mik e aleat i Kosovës.

“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdogan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, ka shkruar Osmani.

Kategoritë
BotaLajmeVendi