Osmani takoi ambasadoren e Sllovenisë, diskutuan për zhvillimet në vend dhe rajon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Sllovenisë, Minca Benedejčič me të cilën diskutoi për zhvillimet në vend dhe rajon.

Gjatë takimit, ambasadorja Benedejčič ia dorëzoi Presidentes Osmani ftesën e Presidentit të Sllovenisë Borut Pahor për të realizuar vizitë zyrtare në këtë vend gjatë muajit korrik.

Presidentja Osmani ka pranuar ftesën, duke theksuar se vizita do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të raporteve ndërshtetërore në fushat e interesit të dyanshëm.

Kategoritë
LajmeVendi