Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka njoftuar për një takim që ka zhvilluar me kongresistin republikan Ronny Jackson, me të cilin presidentja ka thënë se ka zhvilluar një bisedë konstruktive mbi partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së
Ajo po ashtu ka thënë se komunikimi dhe shkëmbimi janë të domosdoshëm për të forcuar partneritetin mes dy vendeve.
Postimi i plotë:
Gjatë takimit me Kongresistin republikan Ronny Jackson, zhvilluam një bisedë shumë konstruktive mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Komunikimi dhe shkëmbimi i rregullt janë të domosdoshme për të forcuar këtë partneritet. Në këtë kontekst, diskutuam mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga siguria deri te zhvillimi ekonomik.