Osmani takon kryeministrin çek, i kërkon që vendimi për liberalizimin e vizave të merret në Çeki

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala me të cilin ka diskutuar mbi urgjencës e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së.

“Ky vendim i vonuar për më shumë se 4 vite, shpresojmë të merret pikërisht në Çeki, vendin simbol të lirisë, i cili gjithnjë qëndroi në përkrahje të popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Tema të tjera që u diskutuan në këtë takim, ishin edhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, partneriteti për paqe me NATO-n dhe marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe thellimi i raporteve bilaterale ishin ndër temat e tjera që diskutuam. E falenderoj Kryeministrin Fiala për përkrahjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës”, ka shruar ajo.

Kategoritë
LajmeVendi