Osmani takon Macronin

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Osmani ka thënë se me Macron ka diskutuar mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Dje, me Presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim. 🇽🇰🇫🇷”, ka shkruar Osmani, derisa ka publikuar edhe disa foto nga takimi.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi