Duke folur për shpalljen e datës së zgjedhjeve të rregullta, presidentja Osmani tha se është kompetencë e saj që ta caktojë datën.
“Tash fjala konsultim do të thotë se i dëgjoj, por jo domosdoshmërisht veproj sipas preferencave të partive. Vlerësimi përfundimtar është i presidentes së Republikës. Gjithnjë ka qenë kështu edhe me presidentët paraprakë, mos më keqkuptoni, nuk është kjo ndonjë kompetencë e re”, tha ajo.
Osmani shtoi se “është Kushtetuta e njëjtë në fuqi nga vitit 2008 dhe kompetencat e institucionit të presidentit nuk kanë ndryshuar asnjëherë”.
Ajo tha se ka pasur propozime që me ligje specifike të minohet ndonjë kompetencë të institucionit të presidentes, mirëpo nuk tregoi se për çka e ka fjalën saktësisht.Ka nganjëherë propozime që me ligje specifike të minohet ndonjë kompetencë e institucionit të presidentit. Ka kohë pas kohë, besoj e keni përcjellë por i ndalim ato, dhe do t’i ndalim të tjerat”, tha ajo.