OVL-UÇK i bashkohet protestës kundër Kurtit

Më 23 janar do të mbahet një protestë në Sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë, për shkak të deklaratave pozitive të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e vrarë serb, Oliver Ivanoviq.

Protesta është thirrur nga familjarët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët nuk pajtohen me vlerësimet që Kurti i ka bërë Ivanoviqit.

Protestës i është bashkëngjitur edhe u.d. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i cili bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, Kurti në 5-vjetorin e vrasjes së Ivanoviqit e kishte ngre lartë figurën e politikanit serb.

“Oliver Ivanoviqi ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, kishte shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

E mbështes protestën dhe do të jem pjesëmarrës në të. Kërkoj që të mbështetet edhe nga ju.

Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thërrasin për protestë, me moton:

“Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!”

Protesta mbahet:

Vendi: Sheshin Skenderbeu në Prishtinë.

Data: 23 Janar 2023

Ora: 12:00

Në këtë protestë ftohen të marrin pjesë të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim, të cilët mendojnë se heshtja ndaj veprimeve destruktive dhe të rrezikshme është po ashtu një bashkëngjitje në faj. Përmes kësaj proteste duam të tregojmë që ka ardhur koha për tu distancuar dhe për ti ndërgjegjësuar të gjithë përfaqësuesit tonë politikë, pa përjashtim, për më shumë kujdes, maturi dhe përgjegjësi ndaj historisë, të tashmës dhe të ardhmës së vendit tonë.

Ju mirëpresim

Këshilli organizativ!

Kategoritë
LajmeVendi