Ish-lojtari i kombëtares gjermane, Mesut Özil, ka postuar në Instagram një hartë të Lindjes së Mesme, në të cilën Izraeli është gërmuar qartë.
Özil nuk shkroi asgjë, por duke fshirë shtetin e Izraelit nga harta, ai simbolizoi se mohon qartë ekzistencën e Izraelit.
Menjëherë pasuan kritika të ashpra në komunitetin hebre dhe politikën gjermane, ndaj politikania e CDU-së Julia Klöckner i bëri thirrje që t’i kthente Dafinën e Argjendtë që mori për sukseset e tij në kombëtaren gjermane.
Edhe klubi sportiv hebre Maccabi ka kërkuar një reagim nga Federata Gjermane si dhe të distancohet publikisht nga Özil.
Ata nuk e kanë pritur gjatë reagimin e DFB-së edhe pse nuk e kanë përmendur ish-mesfushorin e Real Madridit dhe Arsenalit të Londrës.
“E drejta e Izraelit për të ekzistuar nuk duhet të vihet në dyshim.
Prandaj, DFB distancohet qartë nga çdo deklaratë në këtë drejtim”, thuhet në përgjigjen e DFB për klubin sportiv hebre Maccabi.
Sekretari i Përgjithshëm i CSU, Martin Huber e kritikoi gjithashtu lëvizjen e tij në mediat sociale.
“Është mirë që Özil nuk po luan më për Gjermaninë, sepse është e pabesueshme ajo që bëri”, tha Huber.
Meqë ra fjala, Özil në karrierën e tij ka luajtur për Schalke, RW Essen, Werder Bremen, Real Madrid, Arsenal dhe klubet turke Fenerbahçe dhe Basaksehir.
Me kombëtaren gjermane fitoi Kupën e Botës në vitin 2014 në Brazil, ndërsa me fanellën e Elfas luajti 92 ndeshje dhe shënoi 23 gola.