Pacienti me kancer i shtyrë për vdekje nga mjekët gjermanë është sjellur në Turqi

Tre nipërit e një pacienti me kancer që mjekët në Gjermani ia refuzuan mjekimin, bërën thirrje presidentit Erdogan për ta sjellur gjyshin e tyre në Turqi, pacienti me kancer është sjellë në Turqi me urdhër të presidentit Erdogan.

Një shtetas turk me banim në Gjermani ka përjetuar një incident skandaloz pas diagnostikimit me kancer.

Nizamettin Çelik, 68 vjeç, i cili u diagnostikua me kancer në fyt në vitin 2018, u trajtua në Turqi në maj dhe iu vendos një shant.

Pas kthimit në Gjermani 1.5 muaj pas trajtimit, Çelik shkoi në spitalin e Heidelberg dhe nuk mundi të vazhdonte trajtimin.

Ndërsa qeliza e kancerit po rritej, “Ai u operua në Turqi, nuk mund të bëjmë asgjë”. Thanë mjekët dhe Çelikun e dërguan në shtëpi.

Edhe një herë fatkeqi, gjendja e të cilit u përkeqësua, nuk u pranua nga spitalet në Heidelberg dhe Lufwingshafen.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme