Pacolli merr pjesë në dasmën e vajzës së Trump

Behgjet Pacolli, do të marrë pjesë në dasmën e vajzës së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump.

Kjo dasmë do të mbahet në resortin e vetë Donald Trump, Mar-a-Lago, shkruan lajmi.net.

Kështu ka njoftuar Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, i cili ka shtuar se, ky i fundit do të jetë prezent në këtë dasmë, në mesin e 500 mysafirëve të ftuar.

“Sot jemi në Palm Beach, Florida, ku vajza e Ish-Presidentit Donald Trump, Tiffany martohet me Michael Boulous. Në mesin e 500 mysafirëve ndërkombëtarë i ftuar është edhe z. Behgjet Pacolli si mik i familjes. Dasma po mbahet në resortin e njohur të Donald Trump, Mar-a-Lago”, ka thënë këshilltari i Pacollit, Naim Murseli. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi