Deputetja nga radhët e LVV-së, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj propozimin e Ramush Haradinajt që një qeveri ku do të bënte pjesë partia e tij, PDK dhe LDK, të udhëhiqet me rotacion.
Ajo në Facebook është shprehur se Ramushi ka dashur të thotë se të tre kandidatët do të vjedhin nga një vit.
“Çka saktë ka thënë Haradinaj:
Ne jemi bashkë siç kemi qenë gjithmonë. Unë vjedh një vit, Lumiri një vit, Bedria një vit. Ndërsa në vitin e fundit të mandatit vjedhim bashkë 🫣”, ka shkruar ajo në Facebook.