Pacolli “provokon” Kurtin në lidhje me pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti, që të zbulojë pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës

“Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim dhënë Kuvendit të Kosovës,  paraqesin krenarinë tonë kombëtare”, shkruan Pacolli në Facebook.

Pacolli shton se ato vazhdojnë të jenë të mbuluara përkundër që Kryeministri sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative i pati zbuluar.

“Sot që është në pushtet spo e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura.  Zbuloni pikturat Kryeministër apo nuk ju intereson më e kjo len të kuptojmë se   veprimi i atëhershëm  ishte vetëm për fushatë? Ta shohim”, shkruan Pacolli.

Kategoritë
LajmeVendi