Pacolli takon Presidentin gjysmë te maskuar të Sudanit të Jugut

Takimet sekrete të politikanëve kosovarë, larg syve të ‘armiqve’, kanë vazhduar edhe sot. Pas takimeve sekrete të kryeministrit Albin Kurti me disa biznesmenë grekë, sot Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli është pritur për një takim nga Presidenti i Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardi, i cili ish-Presidentin e Kosovës e ka pritur gjysmë i maskuar.

Ai, para Pacollit shfaqet me maskë e kapelë dhe pothuajse nuk njihet fare.

Pacolli, nëpërmjet një njoftimi, ka thënë se me Presidentin Salva Kiir, ka pasur një bisedë të gjatë dhe të frytshme.

“…kemi shkëmbyer mendime për marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona ne te gjitha sferat si dy shtete te pavarura dhe sovrane.  Sudani i Jugut është shteti më i ri në botë me 13 milion banor dhe resurse marramendese natyrore dhe ne ramë dakord që nuk ka asnje arsye mos te punojmë së bashku”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka sugjeruar që Kosova të punojë për krijimin e horizonteve të reja diplomatike.

“Nga ana tjetër ne duhet të punojmë për krijimin e horizontit edhe me te gjere per Kosovën e cila ka nevojë për miq kudo qofshin ata. Është interes kombëtar që Kosova të zërë vendin e merituar në arenën ndërkombëtare dhe të njihet nga bota në tërësi”, ka shkruar ai.

Kategoritë
LajmeVendi