Pacolli tregon kush ia siguroi fitoren sot Kosovës

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, si gjithmonë, edhe kësaj radhe ka shkruar një status të “përhajrit” për fitoren e Kosovës në ndeshjet ndërkombëtare.

Kosova fitoi 2-0 ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve me golat e Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës.

Pacolli tregon se kush ia ka siguruar fitoren Kosovës.

“Kosova fituese në ndeshjen hyrëse të Ligës së Kombeve. Ishte Valoni, Edoni me shokë të cilët ia siguruan sonte Kosovës 3 pikë në AEK Arena. Urime!”, shkroi Pacolli

Kategoritë
LajmeVendi