Padrejtësitë e Izraelit në Jerusalemin Lindor të pushtuar nuk kanë të mbaruar

Parlamentari izraelit i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir, i njohur për veprimet e tij provokuese kundër palestinezëve, i shoqëruar nga policia izraelite bastisi Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Gjatë bastisjes së Ben-Gvir, palestinezët që u strehuan në Mesxhidin Kibla protestuan kundër deputetit duke thirrur “Allahuekber”.

Policia izraelite ka arrestuar të paktën 5 persona në Aksa që nga orët e mëngjesit.

Kurse në bastisjen në një kamp refugjatësh në Betlehem në Bregun Perëndimor të pushtuar, ushtarët izraelitë plagosën 3 palestinezë dhe arrestuan 3 të tjerë.

Nga ana tjetër, policia izraelite ka shtuar prezencën e saj brenda dhe rreth zonës së qytetit të vjetër, duke nisur që në orët e para të mëngjesit, në prag të “paradës së flamurit” që do të mbahet sot nga kolonët fanatikë hebrenj në Jerusalemin Lindor.

Pas namazit të mëngjesit, policia izraelite bastisi Xhaminë al-Aksa dhe ndërhyri ndaj atyre që ishin brenda saj.

Policia izraelite nxori disa nga palestinezët nga xhmia.

Gjatë bastisjes një grup palestinezësh u strehuan në mesxhidin Kibla.

Policia izraelite ndërhyri ndaj disa grupeve me plumba gome dhe mbylli dyert e mesxhidit me zinxhirë hekuri.

Pasi policia izraelite u dislokua në Mesxhid al-Aksa, grupet e kolonëve fanatikë hebrenj filluan të bastisnin Xhaminë al-Aksa nga porta e Megaribe.

Kolonët fanatikë hebrenj të ekstremit të djathtë mbajnë një “paradë provokuese flamuri” çdo vit në muajin maj, për shkak të pushtimit izraelit të Jerusalemit Lindor në vitin 1967.

Qeveria izraelite dhe forcat e sigurisë kishin miratuar mënyrën që lejonte “marshimin e flamurit” për të kaluar përmes portës simbolike të Damaskut në Qytetin e Vjetër dhe nëpër lagjet palestineze.

Administrata palestineze dhe grupet e rezistencës e kishin paralajmëruar Izraelin kundër “provokimit të marshimit të flamurit”.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett, në deklaratën e tij pas takimit me zyrtarë të institucioneve të sigurisë dje, tha se “marshimi i flamurit” nuk do të ndryshojë rrugën e tij në Jerusalemin Lindor.

Kategoritë
BotaLajme