ompania tajvaneze Gold Apollo tha të mërkurën se autorizoi përdorimin e markës së saj në pagerët që shpërthyen në Liban dhe Siri në një operacion të dukshëm izraelit që synonte rrjetin e komunikimit të Hezbollahut, por se një kompani tjetër me bazë në Budapest i prodhonte ato.
Pagerët e përdorur nga grupi militant Hezbollah shpërthyen pothuajse njëkohësisht të martën në Liban dhe Siri, duke vrarë të paktën nëntë persona, duke përfshirë një vajzë 8-vjeçare dhe duke plagosur rreth 3,000.
Hezbollahu dhe qeveria libaneze fajësojnë Izraelin për atë që duket të jetë një sulm i sofistikuar nga distanca, transmeton Telegrafi.
Një zyrtar amerikan tha se Izraeli informoi Shtetet e Bashkuara të martën pas përfundimit të operacionit, në të cilin u shpërthyen sasi të vogla eksplozivi të sekretuar në pagerë.
Personi foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të diskutonte publikisht për informacionin.
Pagerët AR-924 u prodhuan nga BAC Consulting KFT, me qendër në kryeqytetin e Hungarisë, sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën nga Gold Apollo.
“Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, ne autorizojmë BAC të përdorë markën tonë tregtare për shitjet e produkteve në rajone të caktuara, por dizajni dhe prodhimi i produkteve janë vetëm përgjegjësi e BAC”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/